Vlora është qarku i parë në Shqipëri që nuk regjistron asnjë rast aktiv me Covid-19.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” .

“Lajm i mire! Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me #covid19”, shkruan Manastirliu.