Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ka dalë vetë në terren për të inspektuar zonat e përmbytura në qytete të ndryshme.
Sot ai vizitoi fshatin e Ferrasit në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.
“Të siguroheni i dashur që nuk vazhdon më kjo histori, mos kini merak,” – iu drejtua kreu i qeverisë një banori të Ferrasit.
Pasi ka pare nga afer situaten e permbytjeve ne Ferras dhe Mifol dhe ka degjuar nga afer edhe banore te zones se permbytur, kryeministri Rama ka zhvilluar nje takim me trupat e Forcave te Armatosura qe jane te vendosura ne uren e Mifolit, ne ndihme te atyre qe presin evakuimin.
“Djema jeni heronj! Nuk di si tju falenderoj! Falenderimet dhe vleresimet e mia maksimale”– u ka thene Rama.
Ai shoqerohet nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe ministri Damian Gjiknuri. Rama ka kerkuar angazhim te plote dhe te punohet per te gjitha hallkat problematike te zihxhirit.





