Të dielën, Hëna do të jetë në distancën më të afërt me tokën dhe kjo do të bëjë që sateliti i tokës të shikohet me përmasa më të mëdha.
Ditën e diel, 3 dhjetor, në qiell do të mund të admirojmë Hënën e re të plotë në momentin që do të arrijë distancën e saj më të shkurtër me Tokën. Pikërisht për këtë arsye fenomeni quhet Superhënë.
Në vitin 2017, ka pasur 4 superhëna te reja por ka qenë e pamundur të vrojtohen, ndërsa ajo e 3 dhjetorit do të jetë e vetmja superhënë e plotë. Sipas shkencëtarëve, ajo do të paraqitet 7% më e madhe dhe e më ndritshme se zakonisht, por vetëm vrojtuesit ekspertë do të mund ta vlerësojnë këtë gjë.





