Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi familjet e prekura nga përmbytjet në Bashkinë e Kamzës.

Zona e Valiasit, zona e Frutikulturës është më e prekura nga shkarkimi i liqenit të Bovillës dhe reshjet e dendura.

Basha i kerkoi qeverise te beje gjithcka per t’u ardhur ne ndihme banoreve dhe i keshilloi ata te bashkepunojne me emergjencat civile per te shmangur çdo humbje njerezore. 

Banoret iu ankuan kreut te opozites per braktisje nga autoritetet qeveritare dhe se deri tani ia kane dale vete ose me ndihmen e bashkise.