Kryeministri Edi Rama ka sfiduar sot nga salla e Kuvendit, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke i thënë se është gati të dorëhiqet nëse janë 400 milionë euro të llogaritura për impiantet e mbetjeve.
Gjatë replikave të ndërsjella në seancën plenare, Lulzim Basha e akuzoi Kryeministrin se projekti i qeverisë për ndërtimin e 3 inceratorëve është pastrim parash dhe bëhet fjalë për 400 milionë Euro.
Por nga ana e tij, Kryeministri e hodhi poshtë këtë pretendim të Bashës duke i bërë një sfidë të hapur se bëhet fjalë vetëm për 56 milionë euro.
“Nëse janë 400 milionë Euro për impiantet e mbetjeve do të jap dorëheqjen. Po ti a e jep dorëheqjen?”, u shpreh Rama duke iu drejtuar Lulzim Bashës.





