Gjatë fjalës së tij në Kuvend për pr/buxhetin e viti 2018 si dhe amendamentet e PD-së, kryeministri Edi Rama ironizoi deputetët e PD, teksa u shpreh se ata nuk lexojnë duke veçuar vetëm ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili, edhe ai sipas Ramës ngatërron ato që lexon.

"Ju Jeni si ata që 'na ka cu nëna me la gojën, por gojën e keni plot me llum, pa llogaritur dëmin që i bëni Shqipërisë edhe pa llogaritur dëmin që i bëni vetes. Nuk jeni të gjykueshëm për faktin që nuk lexoni, i vetmi që lexon në partinë tuaj është Saliu, por e ka bibliotekën magazinë pa inventar dhe ngatërron ato që lexon te një libër me një tjetër. Më flisni sikur sapo keni zbritur nga një raketë kozmike pas jetës në hënë. Foli Mediu dhe Aldo këtu, ju e bëtë pronën leshin dhe linë për të madhe në vend. I vetmi që mund të flasë nga hëna është profesor Halim Kosova, ai është vërtetë nga hëna."