“Lulzim Basha, ti nuk ke këllqe t'u përgjigjesh pyetjeve të drejtpërdrejta. Ku i ke gjetur ato para për të lobuar dhe nxirë Shqipërinë? Ç’lidhje ka PD dhe ju me ato kompani që janë përdorur për të kaluar paratë?”.
Me këtë gjuhë iu drejtua deputetja e re e PS-së, Elisa Spiropali, liderit demokrat Lulzim Basha.
Ajo u përfshi në këtë debat që nisi mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës në sallën e parlamentit, duke shtuar tonet më shumë se sa burrat e parlamentit. Ish-drejtoresha e Doganave hedh kështu dyshime mbi paratë që ka përdorur PD-ja për të lobuar në SHBA.





