Pasi u shpallën fajtor për shkatërrimin e disa bimëve shumë të shtrenjta, 8 gomerë janë futur në burg për 4 ditë. 

Bimët mendohen të kenë një vlerë prej 700 pound.

Gomerët u kapën duke prishur bimët dhe u futën në një burg në Uttar Pradesh, në Indi. Ndërsa po dilnin dje nga Orai, pronari i tyre Kamlesh, i cili kishte qenë në kërkim të bagëtisë së tij, po i  priste jashtë.

Garancia e tyre ishte paguar nga një politikan vendas nga Partia qeverisëse Bharatiya Janata (BJP), sipas NDTV, raporton Daily Mail.

"Këta gomerë shkatërruan disa bimë shumë të shtrenjta dhe pavarësisht paralajmërimeve pronari i tyre i kishte lënë të lirë në plantacion, ndaj u detyruam ti arrestojmë. Ky është një mësim për pronarin e tyre," -tha drejtori i burgut.

Kur Kamlesh zbuloi se ishin futur në burg, u lut për lirimin e tyre por nuk iu pranua kërkesa. Më vonë thirrje politikanit për ndihmë, që të ndërhynte në emër të gomerëve të tij.