Një 26-vjeçare i ka prerë të dashurit të saj me gërshërët e kopshtit organet gjenitale.

Brenda Barattini, me profesion arkitekte, ka sulmuar të dashurin e saj 14 vjet më të madh në moshë, mëngjesin e së dielës në qytetin e Cordobas, teksa ai ka qenë në gjumë.

“Daily Mail” raporton se 40-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, pasi ka humbur një sasi të madhe gjaku.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçares, ndërsa mbeten ende të paqarta arsyet që e çuan të renë të ndërmerrte këtë veprim, ndoshta për shkak të një tradhtie të mundshme.