Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në "Facebook"-un e tij një mesazh të qytetarit dixhital lidhur me rënien e një avioni droge në Lezhë.

"Narko-mushkojnat ne gjahun e dhelpres se kuqe! sb", shkruante Berisha teksa publikonte edhe mesazhin që i ka ardhur në inbox ku qytetari dixhital e informonte se avioni ka rënë në Lezhë.

Statusi i ish kryeministrit, i cili u fshi nje ore pas postimit

Komunikimi i ish-kryeministrit me qytetarin dixhital mbante datën 17 dhe 18 nëntor, ndërkohë që ai e publikoi sot.

Por brenda një ore, Berisha e ka fshirë postimin nga "Facebook"-u, pasi ka verifikuar se fotoja në fakt nuk ishte në Lezhë, por në Angli.

Lajmi për rënien e një avioni në Britaninë e Madhe është raportuar nga mediat lokale atje më 16 nëntor, ndërkohë që qytetari dixhital ia ka çuar këtë foto Berishës një ditë më pas duke pretenduar se ngjarja ka ndodhur në Lezhë.

Lajmi per renien e avionit ne Angli