"Rojet e kufirit vetëm në vitin 1990 ekzekutuan si shkelës kufiri qindra të rinj, 96 prej tyre janë rregjistruar në dokumenta zyrtare. Trupat e disa prej tyre u zvarritën për terror në rrugët e Sarandës, Gjirokastrës, Shkodrës, Korçës."

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një krahasim për mënyrën sesi ekzekutoheshin të rinjtë në vendin tonë në vitet '90 teksa ka publikuar një video ku tregohet ushtari i Koresë së Veriut që arratiset drejt Koresë së Jugut.

STATUSI I PLOTË

Ja si ekzekutoheshin të rinjtë në kufi në Shqipërinë e vitit 1990!

Miq, si ky ushtar i Koresë së Veriut që mori katër plumba gjatë arratisjes por shpëtoi, në Shqipëri, rojet e kufirit vetëm në vitin 1990 ekzekutuan si shkelës kufiri qindra të rinj, 96 prej tyre janë rregjistruar në dokumenta zyrtare. Trupat e disa prej tyre u zvarritën për terror në rrugët e Sarandës, Gjirokastrës, Shkodrës, Korçës! Ndiqni videon! sb