Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e qeverisë “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Ky ligj u miratua nga Parlamenti disa ditë më parë, ndërsa u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Diskutime të ashpra për këtë ligj pati edhe në Komisionin e Ligjeve para se drafti t’i kalonte Kuvendit për votim. Tashmë ky ligj do të duhet të diskutohet përsëri në Parlament.