Ata janë bërë për herë të parë anëtarë të Parlamentit Shqiptar, duke marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, si pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Pasuria e tyre, e zbardhur ekskluzivisht nga "Shqiptarja.com", buron kryesisht nga pagat paralele, bizneset, projektet, shoqatat etj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaron apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 90 mijë euro. Zonja Duma e justifikon këtë shumë me kurimet, kontribut nga prindërit si dhe divident nga ortakëria në biznes. Deputetja e PD deklaron edhe një apartament në Durrës me vlerë 72 mijë euro, por kontrata e pronësisë së kësaj pasurie të paluajtshme është në proces gjyqësor. Duma deklaron makinë Chevrolet Captiva, me vlerë 33 mijë euro, blerë sipas saj me të ardhurat nga paga. Deputetja deklaron një tjetër makinë me vlerë 15 mijë euro, të cilën e ka blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti. 

Sipas "Shqiptarja.com", deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, deklaron tre apartamente, një në emrin e tij dhe dy në emrin e nënës, me sipërfaqe 97 m2 në Tiranë, 95 m2 në Shkodër dhe 91 m2 në Shkodër. Gurakuqi deklaron tre burime të ardhurash si pedagog në UET 14 400 euro, si anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit 126 000 lekë dhe nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit pranë MAS 648 000 lekë.

Gjithsesi, pasuria e të lartpërmendurve është e papërfillshme krahasuar me pasurinë e paluajtshme dhe llogaritë banakre të deputetit demokrat Luan Baçi. Ky i fundit deklaron biznese, dyqane, apartamente, prona, lokale, njësi ndërtimore të ndryshme, garazhe etj. Si burim, deputeti në fjalë deklaron të ardhura nga biznesi, qiradhënia, pagat në subjekte private, emigracioni i hershëm dhe huamarrje të ndryshme pa afat.

Balliu dhe Salianji  
"Shqiptarja.com" raportin se deputeti Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, nuk deklaron asnjë pasuri të paluajtshme. Në deklaratën e pasurisë së administruar nga ILDKP, Balliu deklaron vetëm të ardhurat si Këshilltar i Presidentit të Republikës, 582 798 lekë. Nga ana tjetër, Balliu thotë se ka marrë një overdraft 3 000 000 lekë si dhe një kredi 1 000 000 lekë.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka deklaron gjashtë burime të ardhurash, konkretisht nga Fakulteti Histori Filologji, orë mësimore në Universitetin ‘Eqerem Çabej’ Gjirokastër, të ardhura si eksperte e OSBE, anëtare bordi tek Arkivi i Shtetit, të ardhura nga Instituti i Studimeve Evropiane etj. 
Zonja Duka deklaron apartament me sipërfaqe 134 m2, me vlerë 75 mijë euro, një tjetër apartament me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 4 000 000 lekë, makinë Hyundai 23 mijë euro si dhe lëvizje në disa llogari banakre.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shkëmbyer një apartament me sipërfaqe 253 m2 në Durrës me një apartament me sipërfaqe 106 m2 në Tiranë. Salianji deklaron një makinë Mercedez Benz, me vlerë 10 mijë euro, depozitë 60 mijë euro, 1 060 068 lekë, 7 460 euro, 22 mijë euro, kartë krediti 579 000 lekë, llogari rrjedhëse 12 988 euro etj. Si burim, deputeti demokrat deklaron disa kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.

Grida Duma, deputete e PD
Apartament banimi 152 m2 në Tiranë, 90 mijë euro, burimi kursime, kontribut i prindërve dhe divident nga ortakëria.
Apartament në Durrës, 72 mijë euro, kontrata e pronësisë është në proces gjyqësor.
Makinë Chevrolet Captiva, 33 mijë euro, burimi të ardhura nga paga.
Makinë BMW, 15 mijë euro, burimi të ardhura nga shitja e një apartamenti 53 m2.
Gjendje llogarie në BKT, të ardhura nga paga si lektore, 287 756 lekë.

Gjendje llogarie në Credins, të ardhura nga paga si lektore, 372 573 lekë.
Gjendje llogarie në Credins, të ardhura nga paga si lektore, 3 558 euro.
Gjendje cash, të ardhura nga paga dhe kontratë në mësimdhënie, 1 250 000 lekë.
Paga si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale, 582 489 lekë.
Lektore e ftuar nga Lead Albania, 255 USD.
Bashkëshorti Ilir Shqina, paga si specialist në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.  

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike
Apartament banimi me sipërfaqe 106 m2, në Tiranë, shkëmbyer me sipërfaqe apartamenti 253 m2, në Durrës.
Depozitë në BKT, 1 060 068 lekë, të ardhura nga paga në Bashkinë e Tiranës dhe interesa depozite.
Depozitë në BKT, 7 460 euro, të ardhura nga kontribute familjare dhe interesa depozite.
Depozitë në BKT, 60 mijë euro, krijuar nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.

Llogari rrjedhëse në BKT, 22 mijë euro, të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Kartë krediti në BKT, 579 000 lekë.
Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 12 988 euro të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Llogari rrjedhëse në Credins Bank, 243 660 lekë të ardhura të krijuara nga kontrata për konsulencë dhe ndërmjetësim.
Makinë Mercedez Benz, 10 mijë euro, burimi nga të ardhurat familjare. /Shqiptarja.com/