Dënimi i dhënë sot nga Gjykata e Hagës për një prej personave që ka kryer krime të renda njerëzore, siç është Ratko Mlladiç, është përshëndetur edhe nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Në një status në Facebook, ai ka mbështetur plotësisht vendimin për burgim të përjetshëm 

"Te dashur miq, denimi me burgim te perjetshem i njerit prej kasapeve me barbare te Ballkanit ne te gjitha koherat, gjeneralit famezi Ratko Mlladiç eshte nje fitore e drejtesise nderkombetare. Denimi i ketij xhelati sot nga Gjykata Nderkombetare e Hages eshte ne nje fare menyre edhe nje ngushellim per familjaret e qindra mijra viktimave te genocidt serb ne Bosnje Herzegovine", shkruan Berisha.