Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar farsën e re të Edi Ramës me sistemin shëndetësor duke zbuluar se konkursi për drejtuesit e spitaleve të Shqipërisë është vetëm një fasadë.

Në një status në Facebook, anëtari demokrat i Komisionit të Shëndetësisë sqaroi se, në të vërtetë, ata janë emerime politike të eskponentëve të Partisë Socialiste ose të lidhur me pushtetin e saj.

1.    Premtimin e Edi Ramës se drejtuesit e rinj të spitaleve do të ishin profesionistë të zgjedhur me konkurs, e përgënjeshtron fakti se Enkelejdi Joti është rikonfirmuar në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.  Ish-dDrejtori i Përgjithshëm i Top Channel njihet për vënien në shërbim të Edi Ramës të televizionit kombëtar. 

2.    Në Spitalin e Sanatoriumit është rikonfirmuar një emërim tjëtër i Edi Ramës, Perlat Kapisyzi, bashkëshort i zëvendësministres Mira Rakacolli, këshilltar Ps në minibashkinë 2 gjatë periudhës 2004-2008. 

3.    Në spitalin e Shkodrës është emëruar një përson tjetër politik, kandidati për deputet i PS në Shkodër, Vilson Masmalaj. 

4.    Në drejtim të spitalit të Beratit është emëruar, ish deputeti i PS, Eduard Bejko.

5.    Në Spitalin e Durrësit është ëmruar me urdhër politik dhe jo me konkurs, kryetari i Këshillit Bashkiak, PS, Alban Ramohitaj. 

6.    Në spitalin e Dibrës është shpërblyër me vendim politik i akuzuari për blerje votash, eskponent i PS në Dibër, Spartak Koltraka. 

7.    Në Spitalin e Traumës është emëruar me, Arben Zenelaj, i njohur për lidhjet me PS. 

8.    Në Maternitetin e Tiranës është emëruar më urdhër politik një tjetër aktiviste e PS, Eliona Demaliaj. 

9.    Në spitalin e Tropojës është emëruar anëtari i kryesisë së PS Kukës, Ismet Nika.

Deputeti Bardh Spahia thotë se emërime të tilla politike dhe nuk i shërbejnë qytetarëve, por partisë në pushtet dhe janë një provë sesi Edi Rama mashtron publikisht qytetarët. ​