Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e një avioni civil, mbi trupin e të cilit shkruhet “Air Albania”, ndërsa e ka shoqëruar postimin me diçiturën “Së shpejti”, pasuar nga një flamur shqiptar.
Me sa duket Rama duket i referohet krijimit të një linje shqiptare fluturimesh, që kishte njoftuar pranverën e kaluar, kur u takua me përfaqësues të “Turkish Airlines”, kompani e cila do të ndihmonte në këtë drejtim.
Ajo që bie në sy nga foto e postuar prej Ramës është dominimi i ngjyrave kuq e zi. Ndërsa në bishtin e avionit, tërheqin vëmendjen disa linja që duket se rikrijojnë krahët e shqiponjës, që mbizotëron flamurin shqiptar.
Kryeministri nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër se kur mund të nisës fluturimet për herë të parë linja “AirAlbania”.





