Ndërhyrje kirurgjikale për tumor në tru, i pari i kryer në këtë mënyrë në Itali, në spitalin S.Anna në Ferrara. Pacienti, në muajin shtator u operua zgjuar, ndërsa luante klarinetë, në gjendje vigjilente dhe bashkëpunues.
Në rastet e tumoreve në kokë qëllimi neurokirurgjik është i dyfishtë: largimi më i madh i masës që është e mundur dhe minimizimi i dëmtimeve të mundshme të funksioneve cerebrale të shkaktuara nga operacion.
Pacienti, që vjen nga një rajon tjetër, në verë kishte kaluar një krizë të papritur epilepsie. Kontrollet konfirmuan se shkaku ishte një tumor që ndodhej në zonën e djathtë të ndjeshme të trurit, e njëjta zonë nga e cila vjen perceptimi i ndjeshmërisë së dorës dhe krahut të majtë, shkruan La Repubblica.
Pacienti luan në klarinetë, instrument që kërkon lëvizje të shpejta, precize dhe pothuajse automatike të gishtërinjve.
Ndërhyrja ka zgjatur katër orë, gjysma e të cilave me pacientin zgjuar. Imazhet e rezonancës magnetike pas operacionit treguan heqjen optimale të neoplazmës.
Pacienti, që la spitalin pas disa ditësh, iu ka dërguar ditët e fundit mjekëve të Repartit të cilët e operuan një video ku tregon se ai luan me perfeksion disa pjesë të muzikës klasike.





