Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas asfiksimit të rreth 60 nxënësve në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë për shkak të tymit që ka dalë nga kaldaja.
"Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh është edhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë", -shkruan Kryemadhi në Facebook, teksa kërkon falje për këtë realitet të hidhur që sipas saj kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet.
STATUSI I PLOTË
Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e rradhës: dhjetëra fëmijë janë helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë!
Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.





