Futbollisti i njohur 25-vjeçar, shpesh ka deklaruar se i mungon Barcelona dhe kjo ndoshta është një nga shkaqet.

Sipas raportimeve në Francë së fundmi ai është detyruar të ndërrojë banesë pasi në vilën ku jetonte, Yveniles, nuk ndihej i sigurtë dhe për më shumë bezdisej nga kalimtarët apo fqinjët.

Në fakt "mega-vila" ku jeton Neymar, ka qenë si një vend pelegrinazhi për tifozët parizienë, të cilët kanë qenë kuriozë për jetën që braziliani bënte.

Por edhe pse forcat e sigurisë kanë qenë të shumta në numër, rreziku ishte shumë i madh, ndaj erdhi vendimi për t"u larguar nga ty. Vendi i ri ku jeton është lënë në sekret të plotë, duke krijuar më shumë siguri.

Mes kuriozëve që kanë qenë dhe shumë të rinj, që nuk kanë ngurruar të kalojnë edhe muret rrethuese, 170 cm të gjatë, ndaj episode të tilla kanë shtyrë stafin mbikëqyrës që të marrin vendimin e gjetjes së një banese të re.