Organizata CoDe Albania – Coherent Development Albania do të zbatojë në Durrës, projektin me titull “Aftësia e kufizuar nuk është paaftësi. Zhvillimi ekonomik përfshirës” për 100 të rinj (19 -34 vjeç) me aftësi të kufizuar. Projekti financohet nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) – Progami ProSEED.

Projekti synon të mbështesë fuqizimin social ekonomik të të rinjve me aftësi të kufizuar përmes zhvillimit të kapaciteteve në programin mbi aftësitë e jetës dhe këshillimin si dhe ndërtimit të platformës mbi përshtatshmërinë dhe akomodimin e arsyeshëm në vendin e punës.

Programi për fuqizimin e kapaciteteve do të mundësohet përmes pjesëmarrjes së të rinjve me aftësi të kufizuar fizike dhe shikim në trajnimin 10-ditor, që do të zhvillohet në Durrës, të shtunën ose të dielën ora 09:30 – 12:00 ose pasdite ora 14:00 – 16:30.

Dy grupet e para (me pjesëmarrjen e 20 të rinjve në secilin grup) do të fillojnë trajnimin më datë 2 dhe 3 dhjetor 2017 dhe do të vazhdojnë të marrin pjesë rregullisht në 10 ditë trajnim.

Temat kryesore të trajnimit janë si më poshtë:

  •              Vetë-ndërgjegjësimi; të njohim veten
  •              Komunikimi (verbal; jo verbal; aftësitë në komunikimin ndërpersonal, aftësitë për të negociuar dhe refuzuar, zgjidhja e konfliktit)
  •              Të drejtat ( të drejtat dhe përgjegjësitë, zgjidhja e konfliktit, vendim marrja, diskriminimi)
  •              Të përcaktojmë qëllime. Empatia.
  •              Si të sillemi në situata emotive.
  •              Vetë menaxhimi
  •              Jetesa e pavarur
  •              Stili i jetesës i shëndeteshëm
  •              Vetë-përfaqësimi
  •              Formimi profesional-punësimi  

Pjesëmarrësit duhet të jenë me vendbanim në Qarkun Durrës. Ata do të trajnohen nga 2 trajnerë me ekspertizë në fushën e aftësisë së kufizuar dhe me përvojë jetësore, pasi janë persona me aftësi të kufizuar.

Për çdo qartësim, të interesuarit të shkruajnë në adresën [email protected] ose telefononi në: 00355 69 67 12 181.