Akuzave të Lulzim Bashës për invesimet në Tiranë si ndërtime të njerëzve që pastrojnë paratë e drogës, kryeministri i është përgjigjur me emrat e biznesmenëve më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë. Rama e sfidoi Bashën të flasë për ata që i quajti miq të Bashës dhe mbështetës të Partisë demokratike kur tha:
"Kullat e Tiranës? Samir Mane është pastrues parash? Shefqet Kastrati, është pastrues parash? Bashkim Ulaj është pastrues parash? Ramë Geci, është pastrues parash?
Dhe për një çudi, që rastësisht janë të katërt votues dhe mbështetës të PD-së. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mendje, urdhëro ta diskutojmë. Këto 4 njerëz janë njerëz që kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Kanë bërë pasuri kur ti ishe në Hollandë dhe nuk guxon ti të thuash që pastrojnë drogë. Hajde këtu më thuaj, Samir Mane është pjesë e skemës së pastrimit? Shefqet Kastrati është pjesë e PPP. P janë PD. Bashkim Ulaj, Ramë Geci, kanë bërë kërkesë të ndërtojnë dhe le të ndërtojnë. Kurrë nuk kam penguar njeri të ndërtojë në këtë vend dhe do të zhvillojë këtë vend", tha Rama.
Ndërkohë Lulzim Basha që bëri akuzën konkrete se kullat e Tiranës po përdoren për pastrimin e parave të drogës, mbante kokën ulur ndërsa fliste rivali i tij. Edhe kur u ngrit ai i devijoji ftesës konkrete dhe tha se nuk flet për emra të përveçëm. Kjo e bëri Ramën t'i thotë më tej: “Si nuk përgjigjesh asnjëherë kur pyetesh për gjëra konkrete”.
Kurse Basha u përgjigj duke thënë: “Mbrohesh pas emrave të përveçëm për një përgjegjësi që është tërësisht e jotja. Por unë nuk kompleksohem, pasi ndryshe nga ti unë nuk i ndaj investitorët në të djathtë apo të majtë, por në të ndershëm apo të pandershëm”.





