Në internet po qarkullon një video prej ditës së djeshme ku duket Papa Françesku duke kërcyer me femra në një diskotekë.

Kjo pamje nuk është edhe aq e zakonshme për prijësit fetarë, mirëpo Papa Françesku tashmë është bërë i njohur për publikun falë punës së tij të madhe për reformimin e kishës katolike. 

Në të vërtetë ai nuk është Papa i Vatikanit, por një djalë i veshur si ai gjatë festës së Halloween-it. Video është bërë virale në internet, me njerëz të shumtë që kujtonin se ishte i vërteti për shkak të ngjashmërisë së madhe.

Ai u ka prirë shumë reformave, duke përfshirë këtu përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave, si dhe duke u përqendruar më tepër në natyrën shumë kulturore të kishës moderne.

Papa Françesku po ashtu, ka bërë thirrje që klerikëve katolikë romakë t’u lejohet martesa.