Mes denoncimeve të shumta tek ish-kryeministri Berisha ka mbërritur edhe shqetësimi i një kryefamiljari nga Durrësi, i cili denoncon mungesën e ujit në maternitetin e Durrësit.
Ai thotë se gruaja solli në jetë vajzën një ditë më parë, por asnjëra prej tyre nuk po lahet dot, për shkak se mungon uji.
Për situatën e krijuar atje, Berisha fajësoi kryeministrin Rama duke i kujtuar shëndetërinë falas.
STATUSI I PLOTE
Tronditese, materniteti i Durresit pa uje!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital!
Miq, le ti urojme ne engjellit te vogel jete te gjate me plote shendet mbaresi e te mira se bashku me prinderit. Por le te denojme ne Noriegen, qe premtoi shendetesine falas por solli narkoshtetin e tij. sb
“Mirembrema Z Berisha,une edhe familja ime ju urojme shendet,ju edhe familjes suaj. Bashkshortja ime solli ne jete vajzen tone dje ne maternitetin e Durresit,sot gjithe diten materniteti nuk kishte uje, se Ku do lahen keto nena nuk e di.edhe dera kryesore ishte e mbyllur,duhet te kaloje rrethqark me hyre brenda.edhe banjoja eshte per faqe te zeze.poshte rilindja e qelbesirave”





