Raportohet se një vajzë ka vdekur, pasi e zuri korenti ndërsa po karikonte celularin e saj iPhone 6.
Le Thi Xoan u gjet pa shenja jete nga prindërit e saj me karikuesin pranë saj në qytetin Hanoi të Vietnamit, raporton Daily Mail.
Policia tha se një “karikues i thyer” dhe një kabllo e tij u gjetën gjithashtu në shtratin e 14-vjeçares. Mendohet se këto pajisje nuk ishin origjinale të Apple.
Sherifi Tran Anh Son tha se vajza u dërgua shpejt në spital pasi u zbulua nga prindërit e saj. Mendohet se vajza u godit nga energjia, pasi u mbështjell mbi pajisje.
Shenja të djegies u gjetën gjithashtu në shtratin e saj.





