Çdo send në shtëpi duhet parë me kujdes që të pastrohet rregullisht.
Nuk bëhet fjala vetëm për mobilje, por për çdo send tjetër, duke filluar nga jastëkët, perdja e dushit apo edhe te pajisjet shtëpiake.
Më poshtë keni një listë me disa nga sendet e shtëpisë që duhet t'i pastroni më shpesh seç e kishit menduar, në mënyrë që të jetoni më shëndetshëm.
Mbajtësja e furçave të dhëmbëve – ndoshta nuk të shkon në mendje fare, por duhet të pastrohet të paktën njëherë në javë. Mbajtësja e furçave është një nga sendet më të ndotura me mikrobe. Gjithashtu duhet të siguroheni që të lani furçat e dhëmbëve çdo 3 muaj. Furçat përmbajnë 10 milionë mikrobe.
Jastëkët – lajini ato në lavatriçe çdo 3 ose 6 muaj dhe hidhini pas dy vjetësh. Është shumë e rëndësishme pasi çdo natë, ne lëshojmë afërsisht 200 ml djersë në krevat.
Dysheku – duhet pastruar çdo muaj dhe duhet zëvendësuar të paktën çdo 10 vjet.
Perdja e dushit – duhet larë një herë në muaj.
Lavamani i kuzhinës – duhet pastruar mirë çdo 2 javë. Sfungjerët duhen pastruar pas çdo shpëlarje.
Furra – duhet pastruar çdo javë vetëm te dera, ndërsa çdo muaj është mirë që të pastrohet krejtësisht, duke hequr të gjithë të djegurat.
Frigoriferi – duhet pastruar dy herë në vit. Për të ndihmuar në heqjen e aromave, brenda frigoriferit vendosni një gotë me bikarbonat sode.
Lavatriçja – është një nga sendet shtëpiake që harrohet për t’u pastruar. Ato duhen pastruar çdo muaj. Nëse lani edhe veshje për kafshët, duhet ta pastroni menjëherë pas larjes.





