Pas deklaratës së zyrtares së lartë të BE, Federica Mogherini, lidhur me çështjen "Tahiri" e pyetur sot gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reagua ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Me nje postim në Twitter, ai thumbon zyrtaren e lartë se nuk ka reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ndërsa ne presim që të reagojë për imunitetin e Tahirit.

POSTIMI I PLOTË

Mogherini ska reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirit… Respekt për Erisa Zykon, se na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherin, të cilës nuk i interesoi asnjëherë kanabizimi i Shqipërisë!