Ky është momenti prekës kur një lopë ndjek viçat e saj.

Pamjet e postuara nga organizata në mbrojtje të kafshëve, tregon se si një lopë ndjek nga pas një rimorkio e cila transporton viçat e saj të vegjël të sapolindur dhe që tërhiqet nga një autoveturë ‘SUV’.

Organizata “RSPCA” e bën këtë publikim për të sensibilizuar njerëzit të ndryshojnë mënyrën e ndarjes së viçave nga nëna e tyre, pasi sipas tyre ky moment është shumë stresues dhe i vështirë.

Lopët shpeshherë ndahen nga viçat e tyre për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të sëmundjeve si dhe për të rregulluar marrjen e ushqimit të tyre. Praktika standarde e industrisë së qumështit është të veçojë viçat nga nëna e tyre brenda dymbëdhjetë orëve nga lindja e tyre.