Ish- kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika është propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për ambasador në selinë e NATO-s.
Propozimi i shefit të qeverisë i është dërguar Presidentit Ilir Meta, ndërsa pritet vendimi nëse do të dekretohet ose jo. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i kreut të SHISH, ndërsa në vendin e tij është komanduar Helidon Bendo.
Emërimi i ish-kreut të SHISH në postin e ambasadorit në NATO ishte përfolur pas dorëheqjes së Visho Ajazit si pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit me kryeministrin Rama.
Aktualisht këtë post e mban Leonard Demi i emëruar rreth 4 vite më parë nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me propozim të Ramës.





