Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së nga Byroja e Kuvendit për dënimin e deputetit socialit Pjerin Ndreu ka reaguar deputeti i djathtë Ervin Salianji.
Sipas tij kjo nuk është një çështje personale, dhe nuk llogarit asnjë dordolec pa personalitet por mbron parimet, këto të fundit u thyen nga maxhoranca sipas tij.
STATUSI I PLOTË
Vendimi tregon që Ruçi nuk është as aq i virgjër sa hiqet gjatë seancave.
Kjo nuk është çështje personale, se përveçse nuk llogaris asnjë lloj dordoleci pa personalitet, do mbroj çdo parim deri në fund. Edhe në këtë rast mbrojta parimin dhe u pa qartë se disa përjashtohen se kërkojnë te drejtën e fjalës, disa mbrohen se bëjnë karikaturën e krimit.





