Sensibilizmi i grave, vajzave e nënave për të kryer testin e diabetit, është në fokus të fushatës kombëtare që zhvillohet gjatë muajit nëntor në vendin tonë.

Bërja e testit të diabetit nisi gjatë ditës së sotme nga stafi i repartit të sëmundjeve të brendshme në spitalin e Durrësit. Të gjithë qytetarët kanë mundësi që nëpërmjet një analize të thjeshtë të vlerësojnë rriskun e prekjes nga diabeti.

75 mijë persona në vendin tonë rezultojnë të kartelizuar që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave falas. Numri është dy ose tre herë më i madh sepse një pjesë e pacientëve nuk marin barna falas, ndërsa pjesa tjetër nuk e dinë që janë të prekur nga diabeti. 

20% e të gjthë fondit të buxhetit të shtetit shkon vetëm për diabetikët dhe kjo sëmundje është në vend të parë sot në vendin tonë, duke tejkaluar të gjthë sëmundjet e tjera pohoi mjeku Eduart Spahiu.

13,500 pacientë rezultojnë të kartelizuar me sëmundjen e diabetit në qytetin e Durrësit, sëmundje kjo e cila është gjithmonë e në rritje .

Mjeku Eduart Spahiu, pohoi se diabeti i tipit B është edhe më i përhapuri, i cili prek kryesisht moshat më të rritura. Jeta sedentare dhe kequshqimi janë dy shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje. "Merruni me aktivitet fizik, dhe ushqehuni mire", është apeli i mjekëve.

Një pjesë e qytetarëve, si rezultat i jetës sedentare që bëjnë, mund të jenë të prekur nga diabeti, por nëse nuk kryejnë një test të thjeshtë, sëmundja e tyre agravon.

K.H.