Partia Demokratike i ka kërkuar sot Byrosë së Kuvendit të marrë masë disiplinore për deputetin e PS-së, Pjerin Ndreu.

Sipas kërkesës së depozituar, Partia Demokratike kërkon përjashtimin me 10 ditë nga punimet parlamentare të deputetit Pjerin Dreu.

Kërkësa lidhet me situatën gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar, ku Ndreu kërcënoi deputetin e PD-së, Ervin Salianji, duke i thënë "Ti do rrahur".