Teksa prezantonte të riun nga qytetit i Pogradecit i cili kishte hapur biznesin e tij, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje rinisë shqiptare që të mos rrinë kafeneve por të punojnë.

Rama se shpreh keqardhje për ata që rrinë dhe e shajnë në facebook.

Por kritikat ndaj kryeministrit nuk kanë munguar nga ndjekësit e tij në facebook. Disa komentues i thonë se biznesit të vogël po i vështirësohet puna çdo ditë e më shumë nga taksat e tatimet, të tjerë i thonë se nuk ka fonde që mbështesin të rinjtë për vetëpunësim.

KOMENTET

Komentuesi 1: Ne Greqi ka nje program ESPA qe subvencionon bizneset e reja me 18 mije euro,ne Shqiperi do beni gje ju?

Komentuesi 2: Po ne Shqiperi ka nje program shum te suksesshem per bisneset e reja ti vjen e investon e ata vin e ti vjedhin,te shkatrrojne e sz ta hapesh vijne taksat te dera e prrsin rryshfet ose ta mbyllin ,keshtu bane me mu pas 15 vitesh pune e sakrificsh ne greqi ki kujdes mos hajde se o ke pare me ju thy kryt tetanve e suksesi ka me ken ose do deshtosh si une

Komentuesi 3: Shumë bukur e poston dike zoti Rama ne qe e kemi na nje biznes te vogel nuk na le te punojm se per nje qe esht pa rregulla digjemi dhe ne te tjeter dhe ne fund te vitit na i kerkon taksat kokerr me kokerr.

Komentuesi 4: Do beje mire te shprehje keqardhje per hipokrizine dhe pabesine tende ndaj gjithe atyre qe besuan dhe te votuan..Per cilen bujqesi flet ti???!!!Dil nga guaska dhe kupto qe ne shqiperi nuk egziston asgje…

Komentuesi 5: Edhe une Punoj me Sakrific Zoti Kryeminister dhe Kam nevoj per Ndimen e shtetit per nje Ambient te mire per Fushen e Aluminit pasi kam edhe klient te jashtem por nuk mund ti prodhoj atyre gjithe porosite qe kan. Pasi infrastuktura me mungon

Komentuesi 6: Ngaqe ske mik deputetet e te madhit,prandaj si ke mundesite i dashur,ashtu siq si kemi te gjithe,jemi detyru me mar rruget e botes se nuk shtyhet jeta banakjer gjithmone.

Zoti ta befte mbare e me te mira ishalla. Se me kete,sa humbim frymen kot.

Komentuesi 7: Z.Rama ti mire thua po pyet njehere per ato tatimoret se si I shantazhojne bizneset dhe te djelave aksion me makinat private dhe gjinse te grisura per te mbushur gjepat e tyre. Kjo eshte klima qe I krijohet biznesit ne Shqiperi