Rita Ora habiti me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të "MTV EMAs" 2017!

Këngëtarja 26-vjeçare e cila prezantoi këtë shfaqje të madhe, eci në tapetin e kuq me rrobëdeshambër dhe një peshqir rreth kokës.

Përveç prezantimit, Rita edhe performoi në skenë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër. E pavarësisht se ishte një ceremoni për vlerësimin e muzikës europiane, shfaqja përfshiu gjithashtu edhe shumë prodhime amerikane.