Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët përballë matjanëve është shprehur me ironi se deputeti Nard Ndoka nuk ka asgjë më shumë se një fshatar i thjeshtë i Shqipërisë.

"Çfarë ka Nard Ndoka më shumë si deputet më shumë se çdo fshatar tjetër i Shqipërisë? Pse Nard Ndoka merr shërbim direkt për një çështje? Se ai është deputet. Pra çdo qytetar duhet të marrë pushtetin që ka për të influencuar qeverinë. Nuk e kisha me Nardin personalisht, por me fenomenin deputet".