Me moton "Kush dhuron gjak, shpëton jetë", bashkia e qytetit të Durrësit ka ndërmarrë nismën e dhurimit të gjakut.
Kjo seancë është zhvilluar në ambientet e këtij insitucioni, në përkrahje të fushatës së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me talasemi dhe të plagosurit në aksidente rrugore.
Sipas kordinatores së Kryqit të Kuq Durrës, Ermira Guza, dhurimi i gjakut është kthyer në traditë për punonjësit e bashkisë së qytetit bregdetar.
Të dhurosh gjak për kategoritë në nevojë të këtij lëngu jetësor, do të thotë të dhurosh shpresë, të japësh jetë. Ndaj edhe nisma të tilla shërbejnë për të shpëtuar njerëz si dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shkallë më të lartë mbi domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut.
Në vendin tonë duhen 30 000 njësi gjak, në një kohë kur mund të sigurohen vetëm 20 000 të tilla. Janë rreth 300 pacientë talasemikë të cilët marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për të.





