Rektori i sapozgjedhur në mandatin e tij të dytë, Mit’hat Mema komenton ekskluzivisht për gazetën “Dyrrah” fitoren e mandatit për postin e rektorit të UAMD. Si u përballua fushata zgjedhore e cila, ndryshe nga universitetet e tjerë, ishte tejet e tensionuar. Cili është mendimi i Rektorit për garën zgjedhore, kandidatët dhe cili do të jetë raporti i tij me “humbësit”. Prioritetet për katërvjeçarin e ardhshëm, te të cilët të parin prof. Mema rendit demokratizimin e brendshëm të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit
Si e vlerësoni faktin që u zgjodhët për një mandat tjetër në postin e Rektorit të UAMD?
Si një vlerësim për punën e bërë që nga hapja e universitetit, por mbi të gjitha si rezultat i programit konkret që unë paraqita në kandidimin tim.
Tashmë që zgjedhjet kanë përfunduar, cila është optika juaj nëlidhje me mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore dhe zgjedhjet në UAMD?
Për mendimin tim, fushata u iniciua në një mënyrë jo korrekte. Unë prisja që kjo fushatë të ishte një garë idesh, projektesh dhe propozimesh për ta çuar përpara universitetin. Unë mendoja që nëpërmjet debatit të platformave të secilit nga ne, kandidatëve, nëpërmjet debatimit dhe thithjes së ideve nga stafi akademik, administrativ dhe nga studentët, do të ishte realizuar një fushatë dinjitoze dhe secila nga platformat e kandidatëve do të përmirësohej. Ajo platformë apo program që do të bindte trupën zgjedhore, do të fitonte. Nga ana ime u bë disa herë thirrje që fushata të kalonte nëpërmjet debatit por konkurrenti Ceku zgjodhi formën e deklarimit të fitores pa u zhvilluar zgjedhjet dhe formën e bojkotit të fushatës dhe takimeve të kandidatëve të tjerë. Mendoj se kjo është një eksperiencë nga e cila të gjithë ne duhet të nxjerrim mësime për të ardhmen.
Objektivi im i parë dhe besoj më i rëndësishëm është realizimi i demokratizimit të brendshëm të funksionimit të universitetit. Unë që prej nëntorit të vitit 2010 kam filluar decentralizimin e kompetencave nga rektori në drejtim të dekanëve, tashmë do të punoj që ky decentralizim të shkojë në nivel departamenti. Vetëm në këtë formë unë besoj se do të jemi në gjendje të përqendrojmë të gjitha energjitë e stafit tonë të ri dhe ambicioz dhe do ta çojmë përpara universitetin
Nga ana e rivalit tuaj kryesor Bardhyl Ceku ka pasur pretendime sepërfaqësues të MASH-it kanë ushtruar presion mbi votuesit dhe KQZ. Cili është mendimi juaj?
Zgjedhjet në universitetet publike zhvillohen bazuar në statutin dhe në rregulloren e zgjedhjeve të universiteteve miratuar nga senatet akademike. Organi i vetëm që, bazuar në këto akte ligjore, ka përgjegjësinë e organizmit të zgjedhjeve, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Bazuar në legjislacionin në fuqi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe mbi të gjitha zbatimin e ligjshmërisë. Në këtë kontekst, unë mendoj se qëndrimet dhe veprimet e përfaqësuesve të MASH-it kanë qenë në kuadër të zbatimit të kësaj ligjshmërie. Në dijeninë time, askush nuk ka ushtruar presion, normalisht që parregullsitë e konstatuara i janë vënë në dukje senatit akademik dhe KQZI, por askush nuk i ka detyruar të veprojnë sipas dëshirave apo urdhrave të dikujt, por gjithmonë u është kërkuar zbatimi i ligjshmërisë. Unë do të thosha që kanë qenë të tjerë ata që kanë bërë presione në forma nga më të ndryshme mbi votuesit dhe mbi KQZI.
Si e shpjegoni faktin se ndryshe nga universitete të tjera tërretheve, në zgjedhjet në UAMD kishte tre kandidatë dhe madje një garë të fortë dhe tensionuar?
Universiteti ynë është një universitet relativisht i ri. Dinamika e zhvillimit të tij ka nxitur ambicien e shumë individëve për t’iu bashkuar dhe kontribuar në këtë rritje të tij. Është për t’u përshëndetur dëshira për të kontribuar në universitet e z. Arben Dushi si përfaqësues i elitës intelektuale durrsake. Mendoj që pjesëmarrja e tre kandidatëve në garë është një gjë e mirë për sa kohë që kemi garë.
A mendoni se tensionet e vërejtura në fushatën zgjedhore mund tëreflektohen dhe në raportet e punës në universitet mes fituesve dhe humbësve?
Absolutisht jo. Unë mendoj se kjo periudhë ishte një periudhë debatesh dhe, përtej teprimeve të panevojshme, nuk shkon më tej se kaq. Natyrisht që unë flas nga pozitat e fituesit dhe e kam më të lehtë, por raportet e punës me konkurrentët, në këndvështrimin tim, do të qëndrojnë brenda kuadrit institucional. Natyrisht që këto raporte do të varen dhe nga mënyra se si konkurrentët do ta lexojnë dhe vlerësojnë rezultatin.
Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet në nivelet e tjera drejtuesenë UAMD, veçanërisht përsa i përket cilësisë së kandidatëve dhe fituesve?
Natyrisht që në këtë moment kur akoma nuk janë zyrtarizuar rezultatet për dekanë, përgjegjës departamenti, senat akademik dhe këshilla fakulteti e konsideroj të pa vend që të shprehem. Mendoj se kandidatët që kanë qenë në garë kanë hyrë me qëllimin për të kontribuar për zhvillimin e institucionit dhe në këtë kontekst unë do të bashkëpunoj me te gjithë, pavarësisht nëse kanë qenë apo jo “mbështetësit” e mi të hapur.
A mund të na thoni diçka në lidhje me emrin e zv/rektorit apo stafit drejtues. A do të jetë ndonjë emër surprizë nga ndonjë prej rivalëve tuaj?
Unë mendoj se nuk është koha dhe nuk është shumë e rëndësishme të bëjmë komente të tilla, por më e rëndësishme është të nisim menjëherë punën për të realizuar objektivat që kemi si UAMD në drejtim të standardizimit të këtij universiteti jo vetëm një nivel rajonal dhe kombëtar, por pse jo dhe në nivel ndërkombëtar.
Cili është objektivi i parë në punën tuaj, pas rikonfirmimit zyrtarsi Rektor i UAMD-së ?
Objektivi im i parë dhe besoj më i rëndësishëm është realizimi i demokratizimit të brendshëm të funksionimit të universitetit. Unë që prej nëntorit të vitit 2010 kam filluar decentralizimin e kompetencave nga rektori në drejtim të dekanëve, tashmë do të punoj që ky decentralizim të shkojë në nivel departamenti. Vetëm në këtë formë unë besoj se do të jemi në gjendje të përqendrojmë të gjitha energjitë e stafit tonë të ri dhe ambicioz dhe do ta çojmë përpara universitetin.Një institucion si universiteti ka në bazë të funksionimit të tij lirinë akademike dhe demokracinë e brendshme të funksionimit.
Liria akademike është elementi thelbësor dhe motori i zhvillimit të një universiteti. Duke patur si qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, stafi akademik do të jetë në qendër të vëmendjes sime. Në zbatim të kësaj do të jem kurdoherë në mbështetje të stafit akademik për të luftuar çdo shfaqje të totalitarizmit që mund të shfaqen nga autoritetet drejtuese të çfarëdo niveli qofshin ato. Pak më shumë se një vit më parë, megjithëse ligji për arsimin e lartë që nga viti 2007 përcaktonte qartë të drejtat dhe detyrat e të gjithë komponentëve përbërës të universitetit, ne kishim një institucion ku kompetencat e vendimmarrjes ishin të përqendruara. Ky përqendrim mund të ishte i justifikuar në fazën e parë të zhvillimit të universitetit dhe pas daljes së ligjit ishte vetëm çështje dëshire dhe stili drejtimi.
Vendimmarrja kryesore për çështjet e Fakultetit është tashmë kompetencë reale e dekanëve dhe për shumë çështje që diskutoheshin dhe vendoseshin në rektorat tashmë vendimet merren në fakultet. Por në gjykimin tim ky decentralizim deri në këtë nivel nuk është i mjaftueshëm dhe nuk e çon institucionin përpara. Personalisht do të kontribuoj që ky decentralizim i kompetencave të shkojë në nivel departamenti.
Programi për katër vitet e ardhshme
Konsolidimi i demokracisë së brendshme dhe lirisë akademike në Universitet
Mirë menaxhimin i funksionimit të përgjithshëm të Universitetit
Konsolidimi i programeve të studimit
Përmirësim i kushteve të mësimdhënies
Kërkimi shkencor dhe kualifikimi i stafit akademik
Studenti në qendër te vëmendjes
Përmirësimi i kushteve të punës së administratës