Fabio Cannavaro rikthehet në drejtimin e Guangzhou Evergrande. Pas eksperiencës me Tianjin Quanjian, kampioni i Botës me Italinë në Vitin 2006 ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin ku ishte asisten i Marcello Lippit në Vitin 2015 ndërkohë që e drejtoi skuadrën si trajner i parë për disa ndeshje.
Cannavaro pason në postin e trajnerit të Guangzhou Evergrande, ish teknikun e Brazilit, Luiz Felipe Scolari.
Pritshmëritë e klubit janë vërtetë të mëdha, pasi me italianin në stol Guangzhou Evergrande synon të fitojë tripletën, titullin kampion që do të ishte i 8-ti radhazi, Kupën e Kinës si dhe Champions Leaguen aziatike.





