Seanca e sotme plenare ka nisur me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ruçi i ndërpreu fjalën deputetes Albana Vokshi, pasi sipas tij ajo nuk iu përmbajt procedurës.
Vokshi refuzoi të lironte foltoren, teksa Ruçi ndërpreu seancën për 5 minuta.
“Zonja deputete, zonja deputete mund të uleni. Atëherë detyrohem t’ju lexoj edhe një herë nenin, fjala jote s’kishte të bënte fare me zbatimin e rregullores, as me rendin e ditës…uluni! Zonjë keni dy minuta që keni bllokuar foltoren, do më detyroni të marr masa. Do më detyroni të marr masa, jo të dënoj unë, të dënon rregullorja. Zonjë mund të ulesh. Atëherë sipas nenit përkatës, ke dy minuta që ke bllokuar foltoren e parlamentit, vërejtje! Uluni zonjë!… 5 minuta pushim që ta kuptojë zonja që po shkel rregulloren para se të marr masë tjetër”, tha Ruçi.





