Në kuadër të ditës ndërkombëtare të medias, kryeministri Edi Rama në konferencën BE – Ballkani Perëndimor tërhoqi vëmendjen te shkeljet që sipas tij, media i bën dinjitetit njerëzor të njerëzve publikë, veçanërisht politikanëve.
Rama solli në kujtesë edhe fjalët e një gazetari polak që provoi burgosjen, sipas të cilit “fjalët vrasin të parat, plumbat vijnë mbrapa”.
Rama theksoi se mediat në rajon janë pjesërisht të lira, ndërsa nuk përjashtoi faktin se ato kanë ndikim nga partitë politike.
Kryeministri tha se ka një sfidë për të forcuar lirinë e medias, por edhe një tjetër për të rritur frymën e përgjegjësisë nga ana e medias.
Kryeministri se shtoi se “për fat të keq, shkelje të tilla në cenim flagrant të dinjitetit njerëzor të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohen nga mëngjesi deri në darkë, dhe tani që ne po flasim këtu, me siguri është duke ndodhur një shkelje e kësaj natyre”.





