“Bashkia e Durrësit de jure dhe de fakto ka falimentuar financiarisht, pasi kostot vjetore administrative për mbajtjen e aparatit burokratik të saj me në krye zotin Dako, janë mbi 7 milion euro dhe ajo arkëton nga taksat nën 6 milion euro në vit”.
Kështu ka deklaruar gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës, këshilltari demokrat Shkëlqim Fortuzi.
Sipas Fortuzit, bashkia po mbahet vetëm nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve të ndershëm që paguajnë rregulisht detyrimet.
Po sipas tij, bizneset dhe qytetarët e ndërgjegjshëm “nuk kanë nevojë as për Kryetar bashkie, që ja bën paratë rrush e kumbulla për betonimin e qytetit dhe as për aparatin burokratik të paaftë, por duan që taksat e paguara prej tyre të kthehen në shërbime publike, për rregullimin e qytetit dhe jo prishjen e tij”.





