Amvisa anonime nga Kenti i Anglisë, ka luajtur për herë të parë në baste sportive, që të lidhet sa më shumë me djalin dhe burrin që e kalojnë fundjavën duke shikuar futboll.
Gruaja 58-vjeçare dhe familjarët e saj nuk mund të besonin kur skedina e saj me 12 kombinime, ishte fituese e hiç më pak se 650 mijë eurove.
“Zgjodha ekipet, emrat e të cilave më tingëllonin më së miri, pasi nuk kuptoja asgjë. Vetëm doja të jem sa më pranë me bashkëshortin dhe djalin, që janë shumë të përkushtuar për sport”, ka thënë ajo lidhur me rastin.
Madje, gruaja kishte paguar vetëm një euro për këtë skedinë, që është fituese e shumës së jashtëzakonshme të parave. Kombinime të tilla nuk kanë bërë as njohësit e mirë të basteve, andaj kjo është konsideruar si fat i fillestarit dhe rastësi e madhe.





