Të gjithëve u ka ndodhur që të ngatërrojnë bisedat në WhatsApp duke ua dërguar personave të gabuar dhe shpesh një veprim i tillë është shoqëruar me pasoja të rënda.
Gjithsesi rasti i një djali 24-vjeçar, të quajtur Liam McDonald, nga Skocia, i cili ka marrë foto në WhatsApp nga mamaja e tij nuk ka shkaktuar ndonjë të pabërë, por vetëm ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Mamaja e Liam, fotot duhet t’ia niste burrit të saj, babait të 24-vjeçarit, por gabimisht ia nisi të birit. Në njërin prej mesazhe që i ka dërguar mamaja për babain, ka vendosur edhe zemra, raporton DailyMail.
Kjo gjë e ka shtyrë djalin që të mos e hapë mesazhin, pasi siç thotë edhe ai vetë, është i tmerruar nga fakti se çfarë mund të përmbajnë fotot. Ai nuk i ka hapur bisedat, por ka publikuar si foto në Twitter mesazhet që i kanë mbërritur në WhatsApp.
Komentuesit i kanë kërkuar që të publikojë fotot që i ka dërguar gabimisht mamaja, por Liam nuk ka pranuar. Mesa duket, kureshtja për të mësuar çfarë përmbanin fotot, do të vazhdojë…





