Një i ri nga Durrësi është tronditur, kur papritur celulari i tij “iPhone 5c” i ka plasur në xhep.

Djali tha se e kishte në xhep celularin, por ka vërejtur të nxehet dhe në pak sekonda ka shpërthyer i tëri.

Ai ka postuar edhe foton të cilën e ka publikuar JOQ, nga ku shihet se celulari është shkatërruar totalisht.