Gazetari Basir Çollaku duke komentuar deklaratën e sotme të ambasadorit amerikan për arrestimin e peshqve të mëdhenj, thotë se ka siguruar dokumente për implikimin e kryebashkiakut të Durrësit në një afere mafioze.

Ai thotë se në zyrën e Dakos është negociuar procedura për konfiskimin e pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës.

STATUSI I PLOTË

Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane.. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës? Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur… me dëshmi, dokumenta dhe fakte…më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti..