Pavarësisht mungesës së opozitës, komisionet parlamentare janë duke shqyrtuar projekt buxhetin e vitit të ardhshëm për çdo institucion.
Në komisionin e Ligjeve mesditën e sotme po shqyrtohej projektbuxheti i Ministrisë së Brendshme dhe në mungesë të opozitës, ka menduar Bashkim Fino për ta shfokusuar paksa diskutimin.
Batutat:
Fino: Zonja zv.ministre ato që janë në buxhet i dimë na thuaj çfarë ka më tepër. Juve çfarë ju duhet.
Rovena Voda (zv/ministrja e Brendshme): Ju kërkoj ndjesë se mbase jeni lodhur.
Fino: Jo i lodhur nuk jam, por kur pashë që puthe përfaqësuesen e Ministrisë së Financave thashë e paskeni mbyllur bashkë buxhetin.





