Daily Mail ka shkrepur një foto ku tregon se ku ndodhen aktualisht 11 princat sauditë, ministra e zyrtarë të lartë, mes tyre princi miliarder që vizitoi Shqipërinë në muajin gusht dhe u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati.

Ata janë fotografuar në dyshemenë e burgut 'luksoz' me 5 yje, të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë, në pritje të fatit të tyre pas arrestimit për spastrimin më të madh anti-korrupsion në historinë moderne të mbretërisë.

Të akuzuarit janë mbledhur së bashku në hotelin Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj të luksoze, ndërsa po vazhdon hetimi për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Në mesin e atyre që janë fotografuar është edhe sheiku miliarder që zbarkoi në gusht të këtij viti me jahtin e tij luksoz në Durrës, Prince Al-Waleed bin Talal.