Një studente ka nxjerrë virgjërinë e saj në ankand në një faqe interneti që konsiderohet se aty ka mjekë që verifikojnë se përdoruesit e kësaj faqeje interneti nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale kurrë më parë.

Jasmin, e cila jeton në Londër, ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj me shpresën që të fitojë miliona paund që asaj i duhen për të nisur një biznes.

Ofertat tashmë kanë arritur në 90,000 paund, por Jasmin shpreson se çmimi përfundimtar do të jetë shumë më i lartë.

Sipas Daily Mail, Jasmin ka thënë se prindërit e saj janë dakord me këtë ide, dhe sipas tyre është më mirë që vajza e tyre ta shesë virgjërinë se sa të presë për njeriun e duhur.