Shkumbin Kryeziu sot është i martuar me këngëtaren Mimoza Mustafa, por para kësaj ai kishte një martesë tjetër.

Ish-bashkëshortja e tij, Vlora Dumoshi, ka folur për herë të parë për jetën dhe martesën që kishte me artistin Shkumbin Kryeziu.

Dumoshi, e cila njihet si anëtare e LDK-së, ku ka mbajtur disa pozita të larta publike, ka folur për martesën e dështuar me Kryeziun.

Ajo ka treguar se divorci me Shkumbinin ka ardhur pas një tradhtie, që i kishte bërë ai edhe pse në atë kohë ata ishin prindër të dy djemve.

Në një rrëfim në emisionin “Lemza”, Vlora ka treguar se ka jetuar me prindërit e tij edhe pas 7 viteve, kur Shkumbini ishte larguar nga shtëpia për të jetuar me Mimoza Mustafën, me të cilën ka krijuar edhe familje.