Tani që ra perdja, duket se nuk ka më ëngjëj në botën e politikës, artit dhe financës.

Ja disa prej personazheve që kanë dalë zbuluar nga rrjedhja më e fundit e informacionit dhe dokumentave.

  1. Sekretari amerikan i Thesarit, Wilbur Ross, i cili ka një pjesëmarrje të maskuar prej shoqërive offshore, në një kompani transportesh të kontrolluar nga rrethi më i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

  2. Manjati rus Yuri Milner, ortak i dhëndrrit të Trumpit, Jared Kushner, që ka investuar në Facebook dhe Twitter falë financimeve të një banke shtetërore ruse.

  3. Financieri miliarder, George Soros.

  4. Bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen.

  5. Stephen Bronfman, krahu i djathtë i kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

  6. Këngëtarja Madonna.

  7. Kreu i grupit U2, Bono Vox, alias Paul David Hewson.

  8. Mbretëresha Noor e Jordanisë. / Bota.al