Ky është David Patrick Kelley, autori i masakrës së të dielës në Teksas, ku iu mori jetën të paktën 26 personave. Kelley është një ish-mësues Bible, i cili ishte përjashtuar pa nder nga Forcat Ajrore amerikane, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tij.

26-vjeçari u fut në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs, në Teksas dhe nisi të qëllonte me armë zjarri në drejtim të besimtarëve.

Sulmi mori fundi vetëm kur Kelley, nga New Braunfels, u përball nga një hero i zonës, 55 -vjeçari Stephen Willeford, i cili e qëlloi me armë, ndërkohë që autori po tentonte të largohej nga kisha.

Kelley raportohet se ishte bërë pjesë e Forcave Ajrore pasi u diplomua, në 2009-n. Pentagoni zyrtar konfirmoi se ‘në një moment’ kishte qenë pjesë e tyre, por nuk dha detaje të mëtejshme. Ndërsa ish-shokë të shkollës, e përshkruajtën atë si “të çuditshëm”, “të çmendur” dhe “njeri të veçuar”, i cili kohët e fundit kishte filluar të predikonte ateizmin dhe zënkat në rrjetet sociale.

Megjithatë, autoritetet thonë se vitet e fundit ndaj tij nuk ishte regjistruar asnjë shkelje, përveçse një gjobë për parkim të gabuar. 26-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij, pas ndjekjes nga Stephen Willeford.

Në automjetin e tij u gjet arsenal armësh. Ai mbante me vete pajisje taktike, rrip balistik e armë. Fillimisht 26-vjeçari hapi zjarr jashtë kishës dhe më pas u fut brenda dhe vijoi të qëllonte deri sa la të vdekur 26 veta.